Serbët paralajmërojnë protesta të reja për taksën
27 nëntor 2018
| 13:55
Ka përfunduar protesta e serbëve në veri të Mitrovicës, të cilët në mënyrë paqësore kanë dalë para Gjykatës Themelore në këtë komunë në për të kundërshtuar vendosjen e taksës prej 100 përqind ndaj produkteve serbe.
Protesta e përbërë nga rreth 700 serbë, është udhëhequr nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili paralajmëroi se nëse Qeveria e Kosovës nuk e largon taksën e vendosur, do të vazhdohet me protesta të tjera.
Protesta e radhës është organizuar për nesër në orën 12:00, transmeton ‘Klan Kosova’.