Serbët përdorin për barrikada kamionët që i morën si donacion nga BE-ja

23 dhjetor 2022 | 11:39

Po bëhen 14 ditë nga bllokimi i disa rrugëve në katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok dhe rrugët që të shpijnë drejt Serbisë për në Pikë Kalimet Kufitare Jarinje e Bërnjak.

E në barrikada shihen edhe kamionë të dhuruar nga Bashkimi Evropian, të cilët janë të destinuar për mbledhjen e mbeturinave për Ndërmarrjen Publike “Standard” në veri të Mitrovicës.

Lidhur me përdorimin e kamionëve donacion nga Bashkimi Evropian për Ndërmarrjen Publike Standard në veri për bllokimin e rrugëve, Gazeta Sinjali ka kërkuar përgjigje nga  Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovës, por të cilët nuk kanë kthyer përgjgije lidhur me këtë çështje.

Të rikujtojmë se Bashkimi Evropian me 7 qershor të vitit 2001 i ka dhuruar veriut të Mitrovicës 8 kamionë për mbledhjen e mbeturinave. Ddonacioni kap vlerën e 700 mijë eurove e që ishte pjesë e projektit për menaxhimin e mbeturinave që financohet nga BE.

Në ceremoninë e dorëzimit të tetë kamionëve për mbledhjen e mbeturinave, kompanisë NP “Standard”në veri të Mitrovicës, ishte edhe përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe ish- zëvendëskryeministri i Kosovës, Goran Rakiç, njëherit kryetar i Listës Serbe.

sonjug rakiq kamionet

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë përmes një vendimi 251/22 ka refuzuar…