Serbët sot festojnë ‘Vidovdanin’

28 qershor 2024 | 12:14

Qytetarë të komunitetit serb sot pritet të shënojnë festën religjioze ortodokse të Vidovdanit, e njohur ndryshe edhe si Beteja e Kosovës e viti 1389.

Zakonisht qytetarët serbë janë mbledhur në vendin e njohur si Gazimestan në afërsi të Obiliqit, teksa vitin e kaluar të njëjtëve nuk iu kishte lejuar që të shënonin këtë ditë aty. Në 2023-ën, ata ishin mbledhur në Graçanicë tek Manastiri.

Policia e Kosovës ndër vite është përkujdesur për mbarëvajtjen e kësaj feste. Zyrtarët po ashtu kanë kontrolluar qytetarët, e një pjesë e tyre mbanin me vete bluza me thirrje nacionaliste.

Qytetarët nuk lejoheshin të hynin brenda vendit, në të cilin mbahej festa pa i dorëzuar bluzat e tilla, të cilat më pas merreshin nga ana e policisë.

Beteja e Kosovës e viti 1389, mbetet ngjarja më e manipuluar në historinë e popujve ballkanik, veçmas në hapësirën shqiptare dhe serbe. Të dhënat kontradiktore që vijnë nga burimet historike që nga mesjeta, po mundësojnë që kjo betejë të interpretohet në mënyra të ndryshme, edhe në ditët e sotme.

Për historianët kosovarë, kjo betejë dhe e ashtuquajtura ‘shpërngulja e madhe serbe e viti 1690’, janë burim i shumë manipulimeve dhe mitologjive në kujtesën dhe mësimdhënien e historisë përgjatë viteve.Beteja e vitit 1389 në mes të popujve të Ballkanit dhe Perandorisë Osmane, e quajtur ndryshe edhe si “Beteja e popujve”, ka ndodhur në territorin e Kosovës në mes lumenjve Llap dhe Sitnica.

Popujt ballkanik formuan një koalicion ushtarak për t’i bërë ballë ushtrisë osmane, po thyhen keq.Vriten dy protagonistët e betejës, Sulltan Murati I i osmanëve dhe princ Llazari i koalicionit ballkanik.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës,…