Serbët s’po mund të besojnë se Thaçi ka takuar kryeministrin e Rusisë
10 korrik 2018
| 13:36
Biseda e shkurtër e presidentit Hashim Thaçi me kryeministrin rus, Dmitry Medvedev në Ankara tek të martën ka nisur të raportohet në mediet serbe.
Edhe pse takimi ka ndodhur dje pasmesdite, raportet për këtë ngjarje kanë munguar në Serbi.
Mediet kryesore në Serbi për këtë bisedë i referohen portalit lokal serb në Kosovë, “KoSSev”.
Në këtë pasqyrim të takimit të shkurtër dhe të parit në këtë nivelin Kosovë-Rusi, serbët informohen për kërkesën që Thaçi i ka bërë Medvedevit për vendosjen e komunikimit fillestar ndërmjet dy vendeve.
Ka edhe serbë të tillë që e vënë krejtësisht në dyshim këtë fotografi, duke e quajtur edhe “montazh”.