Serbëve i pengon prezenca e mediave në qendrat e votimeve
Serbët në Leposaviq kanë reaguar kundër pranisë së mediave të cilat po monitorojnë procesin e votimit për apo kundër shkarkimit të kryetarit të kësaj komune, Lulzim Hetemi.
Atyre i ka shpjeguar zyrtari i caktuar nga KQZ për komunën e Zubin Potokut, Agim Kastrati, i cili ka thënë se për votuesit qendra duhet të jetë e hapur.
“Qendra për votuesit duhet të jetë e hapur, për ato të tjerat unë nuk jam këtu të vendos, vendim kemi, ka ligje për zgjedhjet, ka rregulla për zgjedhje për atë sa çka duhet bërë. Më së miri di të ishte që, me forcë për askënd nuk është mirë që të bëhet”, ka thënë ai.
Në fletëvotimin në Leposaviq shkruan “A pajtoheni që Lulzim Hetemi të largohet nga funksioni i kryetarit të komunës së Leposaviqit?”.
Numri i qytetarëve në Leposaviq me të drejte vote është mbi 13 mijë, në tetë qendra votimi.
Partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi, ka ftuar për bojkot të këtyre zgjedhje.
Për shkarkim të kryetarëve duhet të ketë së paku 50 për qind plus një votues me të drejte vote, në secilën nga katër komunat në veri të Kosovës.
Ky votim në katër komunat veriore, organizohet bazuar në udhëzimin administrativ të hartuar nga qeveria, pas presionit të bashkësisë ndërkombëtare për shpalljen e zgjedhjeve të reja në komunat në veri.