Serbi, kapet grupi kriminal që kontrabandonte drogë nga Kosova
Anëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Shërbimi Kundër Krimit të Organizuar, kanë kapur 15 kilogramë marihuanë dhe kanë arrestuar tre persona të dyshuar për kontrabandë të drogës nga Kosova.
Ata është thënë se janë pjesë e një grupi kriminal të organizuar në Kosovë dhe vendet tjera të Bashkimit Evropian, shkruan “Kontaktplus”, përcjell “Klan Kosova”.
Ky aksion është ndërmarr në bashkëpunim me zyrën e Prokurorit pas dyshimeve të arsyeshme që këta pjesëtarë kanë kryer vepra kriminale, prodhim dhe shitje të autorizuar të narkotikëve, posedim të armëve dhe lëndëve shpërthyese.
Gjatë arrestimit policia ka kapur 15 kilogramë drogë të llojit marihuanë në njërën prej veturave, ndërsa gjatë bastisjeve në Vranjë dhe Valjevo janë gjetur para dhe një revole.
Të dyshuarit janë dërguar në ndalim prej 48 orëve ku do të dërgohen më pas në Zyrën e Prokurorit për Krim të Organizuar me akuza për kryerje të veprave penale.