Serbia arreston një kosovar në Merdarë
01 qershor 2024
| 22:40
Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se autoritetet serbe kanë arrestuar të shtunën Tefik Mustafën në pikën kufitare Merdare, nën dyshimet për “krime lufte”.
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë thotë se Mustafa, “si pjesëtar i UÇK-së, në deklaratat e dëshmitarëve përmendej si pjesëmarrës në rrëmbimin e policëve Goran Marinkoviq, Zhivojin Paviq dhe Predrag Millosheviq, më 19 qershor 1999 në rrugën Prishtinë – Gjilan, të cilëve u humbën të gjitha gjurmët”, raportojnë mediat serbe.
Daçiq tha se “personi do të dorëzohet në Prokurorinë për Krime Lufte”.