Serbia arreston një shqiptar të Kosovës në pikën kufitare në Horgosh: Akuzohet për rrëmbim të një familje serbe si pjesëtar i UÇK-së
Nënkryetari i Qeverisë dhe ministri i të Drejtave të Njeriut, Ivica Daçiq, ka thënë se në rajonin kufitar të Horgoshit në hyrje nga Hungaria, personi i privuar nga liria M.I. është arrestuar nga policia e drejtorisë kufitare.
Kështu kanë raportuar mediat serbe.
Sot rreth orës 6 me urdhër të policëve të Drejtorisë së Policisë Kriminale, Shërbimi i Zbulimit të Krimeve të Luftës në pikën kufitare Horgosh (hyrja), është privuar nga liria personi M.I. për shkak të ekzistimit të bazuar të dyshimit se ka kryer veprën penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile në atë mënyrë që në qershor të vitit 1999 në Prishtinë me disa pjesëtarë të të ashtuquajturit. “UÇK”, me përdorimin e forcës fizike, armëve të zjarrit dhe kërcënimeve të rënda për jetën dhe trupin, ka rrëmbyer bashkëshortët e nacionalitetit serb, pas së cilës janë dërguar në një burg të improvizuar ku kanë vazhduar keqtrajtimet fizike dhe psikologjike. Sipas urdhrit të Prokurorisë Publike për Krime Lufte, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës zyrtarët policorë me kallëzim penal do ta dërgojnë në Prokurorinë Publike kompetente për Krime Lufte.