Serbia bën thirrje për shërbim vullnetar ushtarak
15 nëntor 2022
| 08:57
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë fton të gjithë qytetarët e vendit, nga mosha 19 deri në 30 vjeç, të cilët dëshirojnë ta veshin uniformën e Forcave të Armatosura të Serbisë, të aplikojnë për shërbimin vullnetar gjashtëmujor ushtarak me armë, shkruan sot “Tanjug”.
Thirrja për aplikim zgjat deri në fund të nëntorit.