Serbia blen 11 helikopterë rusë

23 nëntor 2023 | 17:22

Serbia ka blerë 11 helikopterë të rinj rusë Mi-35 dhe disa pajisje të reja ushtarake.

Ato janë prezantuar gjatë ditës së sotme në kryeqytetin serb, Beograd, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ndërkohë, analistja amerikane, Ivana Stradner nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive me seli në Uashington, ka ngreh alarmin ndaj zhvillimeve të fundit.

“Serbia bleu helikopterë rusë Mi-35 nga Qipro. Katër helikopterë të tjerë janë në Rostov-on-Don në Rusi, por ato tani nuk mund të dorëzohen”, ka shkruar ajo në platformën “X”.

Analistja më tutje thotë se përshkallëzimi i radhës në rajon nuk do të fillojë me grupet ushtarake ruse, por paraushtarake dhe “kësaj duhet t’i kushtohet vëmendje”.

Ndryshe, Serbia edhe në të kaluarën ka blerë armatim nga Rusia, e cila është nën sanksionet e ShBA-së dhe BE-së, shkaku i pushtimit të Ukrainës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim…