Serbia bllokon kamionët e Kosovës, Rama thirrje Vuçiqit: Ngrijeni atë tra..

31 mars 2020 | 18:43

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Twitter” në gjuhën shqipe dhe në serbisht i ka bërë thirrje Aleksandër Vuçiqit që të ngre traunë sa u përket kamionëve në këtë situatë të krijuar nga koronavirusi.

Sipas Ramës vetëm me solidaritet mund të mposhtim armikun e përbashkët

“Ngrijeni atë tra, le ta bëjmë rajonin shembull solidariteti”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Ramës drejtuar Vuçiqit.
“Prej 24h kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! Linja e Gjelbërt në rajon s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi! Vetëm përmes solidaritetit pa kufi e kompasionit si njerëz të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e duhet të fitojmë! Ju lutem z. rresident ngrijeni traun për kamionët e le ta bëjmë rajonin tonë shembullin rrezatues të Solidaritetit kaq të nevojshëm për ta fituar luftën”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë ndërruar jetë edhe dy persona të tjerë për shkak…