Serbia do blejë raketa nga Rusia, pavarësisht paralajmërimeve amerikane për sanksione
07 nëntor 2019
| 15:58
“Zëri Amerikës” raporton se Serbia pritet të pajiset shumë shpejt me një sistem të sofistikuar raketash ruse, edhe pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar për sanksione të mundshme ndaj një akti të tillë.
Agjencia ruse TASS, raporton se bëhet fjalë pikërisht për sistemin raketor Pancir që do të dërgohet në Serbi në muajt e ardhshëm, sipas kontratës së nënshkruar.
Rusia e ka ndihmuar shpesh herë Serbinë të përmirësojë ushtrinë e saj me avionë, helikopterë dhe tanke, duke ngritur shqetësime në rajon dhe mbarë botën.
I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, gjatë vizitës në Beograd, e ka paralajmëruar Serbinë se blerja e armatimeve të tilla mund të rrezikojë vendosjen e sanksioneve./tch