Serbia e hoqi gjendjen e jashtëzakonshme
Parlamenti serb votoi mbrëmë për ta hequr gjendjen e jashtëzakonshëm të dekretuar më 15 mars për ta luftuar pandeminë e koronavirusit të ri.
“Serbia ka përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetit për t’i lehtësuar masat në fuqi”, tha kryeministrja Ana Brnabic, duke iu drejtuar deputetëve.
“Për më shumë se shtatë ditë Serbia ka pasur më pak se 5 % të infektuar, që është një nga kushtet kryesore për ta hequr gjendjen e jashtëzakonshme”, shtoi ajo.
Që nga 15 marsi në vend u vendos një shtetrrethim nga ora 18:00 deri në 05:00 të mëngjesit në ditë pune dhe shpesh mbyllej për tërë fundjavën nga e premtja deri të hënën.
Pothuajse 10 000 njerëz në Serbi u infektuan dhe më shumë se 200 vdiqën nga COVID-19.
Që nga e hëna Serbia ka lehtësuar masat kufizuese, me rihapjen e restoranteve dhe kafeneve, si dhe rifillimin gradual të transportit publik në qytetet e mëdha.