Serbia e ka humbur luftën përballë NATO-s në Kosovë

20 nëntor 2023 | 22:34

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka thënë se Serbia e ka humbur luftën përballë NATO-s në Kosovë.

Ai ka shkruar në “Facebook” se për ta rikthyer Kosovën nën pushtimin serb, i duhet të luftojë prapë me NATO-n.

Profesori Krasniqi ka theksuar se qeveritarët tanë nuk duhet ta përhapin propagandën serbe.

“Serbia e ka humbur luftën përballë NATO-s në Kosovë. Ka nënshkruar kapitullimin më 9 qershor 1999, me Marrëveshjen Ushtarake-Teknike. Për ta rikthyer Kosovën nën pushtimin serb, i duhet të luftojë prapë me NATO-n. Kërcënimet për rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë janë propagandë. Nga Serbia mund të ketë sërish aksione terroriste, por jo agresion ushtarak. Qeveritarët tanë nuk duhet ta përhapin propagandën serbe”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha në Prishtinë…