Serbia e kthen në Kosovë Besnik Bislimin?
27 tetor 2022
| 16:21
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është kthyer mbrapsht pak pa mbërritur në Beograd.
Bislimi së bashku me një delegacion ishte nisur për në kryeqytetin e Serbisë për të marrë pjesë në dy ngjarje që do t’i trajtojnë raportet Kosovë – Serbi.
Sipas “ATV”, ai është kthyer mbrapsht saktësisht 85 km pa mbërritur në Beograd, në vendin e quajtur Velika Plana.
Bislimi së bashku me delegacionin janë kthyer drejtë Merdares andej edhe nga kanë hyrë në Serbi.