Serbia e pret Merkelin me masa të ashpra sigurie (Foto)

13 shtator 2021 | 11:22

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, sot arrin në Serbi. Si pjesë e kësaj vizite, flamujt e Gjermanisë dhe Serbisë  janë  vendosur në ndërtesën “Genex” në Beogradin e Ri, nga drejtimi i aeroportit “Nikola Tesla”, në mënyrë që kjo të ishte shenja e parë e mirëseardhjes për kancelaren gjermane.

Gjithashtu, 1 500 flamuj të Serbisë dhe Gjermanisë do të valëviten nga shtyllat e ndriçimit publik në qendër të qytetit, bulevardet e Beogradit të Ri, Ura e Brankos, në rrugët hyrëse nga aeroporti “Nikola Tesla” përgjatë autostradës dhe në zonën e Pallati i Serbisë.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet sigurisë gjatë vizitës së kancelares gjermane në largim në Beograd.

Kancelarja gjermane, rrugët që do të ndjekë, vendet e takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe vilën ku do të kalojë natën do t’i sigurojnë deri në 3 000 policë.

Do të angazhohen njësi speciale antiterroriste, si dhe njësi snajperësh që do të monitorojnë situatën nga çatitë përreth.

Qytetarëve do t’u kërkohet të mbajnë dritaret e mbyllura në rrugën e kancelares gjermane, dhe boshtet në rrugë tashmë janë ngjitur.

Linjat e transportit të qytetit pritet të funksionojnë jashtëzakonisht në kohën e mbërritjes së Merkel, por detajet e atyre ndryshimeve do të shpallen më vonë.

Masat e sigurisë do të jenë të njëjta me atë kur presidenti rus, Vladimir Putin ose Joseph Biden, atëherë nga pozita e nënkryetarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vizituan Serbinë, shkruan “Blic”.

Pas Serbisë, Merkeli udhëton për në Shqipëri ku do takohet fillimisht me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ndërsa temë e bisedës do të jenë çështje të politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me BE-në.

Krahas kryeministrit Rama, në Tiranë Merkeli do të ulet në të njëjtën tryezë edhe me udhëheqësit e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Takim me Merkelin në kryeqendrën shqiptare do të ketë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

 

 

 

.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: NUHI BYTYÇI U bë një muaj kur u nda…