Serbia, e treta në listën e vendeve më të rrezikshme për shoferët në Evropë
Serbia është e treta në listën e vendeve më të rrezikshme për shoferët në Evropë. Ky është vlerësimi që ka dalë nga vignetteswitzerland.com, bazuar në të dhënat e Këshillit Evropian për Siguri në Trafik. Në 95 për qind të rasteve, sipas këtyre analizave, shkaktar i aksidenteve në komunikacion është njeriu.
Të dhënat e fundit statistikore tregojnë se 75 persona vdesin në aksidente trafiku në rrugët në Serbi për një milion banorë. Sipas këtyre staltistikave, në 95 për qind të rasteve shkaktar i aksidenteve në komunikacion është njeriu.
Sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit të Agjencisë për Siguri në Trafik Branko Stamatoviq, të rinjtë janë veçanërisht të rrezikuar, vetëm këtë vit më shumë se 100 prej tyre, të moshës 15 deri në 30 vjeç, kanë vdekur.
“Serbia është e treta në listën e vendeve më të rrezikshme për shoferët në Evropë, sipas një analize të uebsajtit vignettesëitzerland.com, bazuar në të dhënat e Këshillit Evropian për Siguri në Trafik”.
Stamatoviq tha për Rts se statistikat tregojnë se shkalla e vdekjeve në aksidente në Serbi është 75 vdekje për milion banorë.
“Mesatarja evropiane është nën 50 vdekje për milion banorë dhe ky është problem, është një parametër me të cilin ne e krahasojmë veten, por kur shikojmë disa analiza që i shikojmë dhe i monitorojmë nga viti në vit, e zvogëlojmë numrin e vdekje nga viti në vit, por që nuk mjafton për të arritur mesataren evropiane. Dhe kjo është ajo për të cilën ne përpiqemi”, thotë Stamatoviq.
“Këtë vit, njëmbëdhjetë fëmijë humbën jetën në aksidente trafiku, por është një fakt shkatërrues që pothuajse të gjithë vdiqën në një veturë të pasagjerëve”, tha Stamatoviq.
Sipas tij, të rinjtë janë veçanërisht të rrezikuar, pasi këtë vit kanë vdekur mbi 100 prej tyre, të moshës 15 deri në 30 vjeç.
Problemi me të rinjtë, thekson Stamatoviq, është dëshira për të provuar veten e kombinuar me papërvojën pas timonit në mijëra kilometrat e parë.
“Një numër i madh i tyre humbasin patentën e shoferit të provës dhe kjo është pjesë e sistemit që ne duam ta bëjmë konkretisht. Ne po shkruajmë një ligj të ri me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe dëshirojmë ta përmirësojmë këtë fushë në veçanti, në mënyrë që shoferët e rinj të jenë më të mirë, më të përgatitur dhe më të përgjegjshëm në rrugët tona”, tha Stamatoviq.
Sipas tij, është duke u hartuar një ligj i ri për sigurinë në komunikacion, i cili do të ndryshojë sistemin e autoshkollës, përkatësisht trajnimin e vozitësve të rinj dhe përmirësimin e vozitjes së tyre, në mënyrë që ata të fitojnë shumë më tepër aftësi dhe përvojë gjatë vetë trajnimit.
“Njeriu është shkaktar i aksidenteve në komunikacion në 95-96 për qind të rasteve dhe këtu është hapësira më e madhe për përparim, hapësira më e madhe për punë, për përmirësim të qëndrimeve, për përmirësim të njohurive, për të tërhequr vëmendjen ndaj rreziqeve në trafik. Thjesht, çdo individ duhet të kuptojë se është përgjegjës”, tha Stamatoviq. /N1