
Serbia eliminohet nga Kampionati Botëror
10 shtator 2019
| 17:36
Argjentina ishte kombëtarja e cila ia shkaktoi humbjen e dytë Serbisë, pas Spanjës, mirëpo kjo humbje i kushton me eliminim kombëtares serbe.
Gjatë gjithë ndeshjes Argjentina ishte më e mirë se Serbia duke fituar tre nga katër çerekët e zhvilluar. Rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje ishte 97:87 në të mirë të Argjentinës. Argjentina në gjysmëfinale do ta presë fituesin e ndeshjes ShBA – Francë.