Serbia fiton ndaj Zvicrës, Granit Xhaka s’mund të bëjë asgjë vetëm
12 tetor 2024
| 23:09
Kombëtarja e Serbisë ka shënuar fitore ndaj Zvicrës me rezultatin 2:0 në ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League.
Në pjesën e parë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Elvedi-t (autogol), shkruan Indeksonline
Kurse në pjesën e dytë, Serbia shënoi edhe një gol tjetër me anë të sulmuesit Mitroviç në minutën e 61’të.
Granit Xhaka luajti gjithë ndeshjen dhe ishte në fokus të tifozëve vendas, duke e vërshëllyer gjatë gjithë ndeshjes dhe duke bërë thirrje raciste për Kosovën.
Kjo ishte humbja e tretë e Murat Yakinit në ndeshjet e UEFA Nations League dhe pozita e tij e trajnerit tashmë është në rrezik.