Serbia heq dorë nga arbitrazhi për taksën e Kosovës, shkak njohja
Beogradi nuk do të iniciojë procedurat për ta dërguar Kosovën në arbitrazh për shkak të taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia, por është e vendosur që të zbatojë kundërmasa.
Siç ka shkruar gazeta serbe “Novosti” këto masa tashmë janë në shqyrtim.
Meqenëse është hequr dorë nga arbitrazhi sepse sipas burimeve të gazetës, UNMIK-u, i cili është nënshkrues i marrëveshjes së CEFTA-s në emër të Kosovës është deklaruar si jokompetente.
“Në këtë situatë, Beogradi lihet vetëm të padisë Kosovën dhe paraqitja e “Kosovës si person juridik në të drejtën ndërkombëtare, dhe me iniciativën e palës sonë, pa dyshim do të interpretohet si njohje e shtetësisë së saj, prandaj edhe opsioni i arbitrazhit refuzohet”.
Kosova është bërë anëtare e plotë e CEFTA-s në korrik të vitit 2007, dhe marrëveshja e anëtarësimit u nënshkrua nga UNMIK-u në emër të institucioneve kosovare, transmeton “Klan Kosova”
“Novosti” rreth kësaj çështjeje ka raportuar se ka kërkuar përgjigje nga misioni i UNMIK-ut, por se nuk kanë marrë një përgjigje.