Serbia humb mbi 1 milion euro në ditë nga taksa
20 janar 2020
| 11:11
Ekonomia serbe është duke humbur humb 1 milion e 39 mijë euro në ditë për shkak të taksës së vendosur nga Kosova.
Kështu ka bërë me dije ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajiq, duke shtuar se industria e ushqimit të brendshëm ka humbur më së shumti sepse siç ka theksuar ai “kompanitë tona ishin thuajse plotësisht të shtrydhura nga Kosova gjatë kësaj periudhe”.
“Në pothuajse 14 muaj taksë, më pak mallra nga Serbia qendrore janë dërguar në territorin e Kosovës, me vlerë 435 milionë euro, krahasuar me të njëjtën periudhë para futjes së taksës”, ka thënë Ljajiqi për “Novosti”.
Ai ka thënë se pozicionin e kompanive serbe e kanë marrë ato nga: Greqia, Bullgaria, Hungaria, Kroacia, Sllovenia, Turqia dhe Maqedonia e Veriut.