Serbia i dhuron Maqedonisë 4 680 doza të vaksinës “Pfizer”

14 shkurt 2021 | 14:48

Serbia i ka dhuruar Maqedonisë së Veriut 4 680 doza të vaksinës kundër Covid-19 prej kompanisë “Pfizer”.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka deklaruar se kjo ndihmë është zgjatje e dorës miqësore. “Paketa prej 4680 vaksinave nga gjithsej 8000 është shprehje e zgjatjes së dorës miqësore për përkrahje dhe ndihmë për qytetarët e Maqedonisë, derisa të vijnë vaksinat që ne i kemi porositur,” është shprehur Zaev.

Ai ka deklaruar se po presin që javën e ardhshme të vijnë edhe vaksinat nga Kina.

Kurse, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Serbia nuk ka pretendime ndaj Maqedonisë së Veriut.  “Serbia nuk asnjë interes tjetër përpos miqësisë me popullin maqedonas dhe të gjithë qytetarëve tjerë. Neve asgjë tjetër nuk na intereson, vetëm miqësia jonë të përparojë”, ka deklaruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë të ditur se në KQZ…