
Ukshini: Serbia i kërkonte Këshillit të Sigurimit dënimin e krerëve të UÇK-së që në vitin 2000
Shkruan: Sylë Ukshini
Dokumenti në vijim është i përfaqësuesit të Serbisë në OKB Vladimir Jovanovic, ku Beogradi ndërton nje mori gënjeshtrash dhe akuzash ndaj UÇK-së për ikjen e serbëve nga Kosova.
Përmes këtij viktimizimi tradicional të serbëve të Kosovës të cilët, sipas Tribunallit të Hagës, 50 mijë ishin në armë në përndjekje të fqinjëve shqiptarë.
Në këtë dokument pala serbe drejtuar kryetarit të Këshillit të Sigurimit, ROBERT R. FOWLER, flet për një Memorandumin e Qeverisë së Republikës Federale të “Jugosllavisë” për Zbatimin e Rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, fhe aty me stë tjerash kërkon edhe dënimin e Hashim Thaçit dhe Agim Çekut.
Shkrimtqri ynë Ismaik Kadare në një shkrim për “Le Monde”, 14 dhjetor 1999, shkruante: “Kohët e fundit propaganda serbe, e bashkë me të miqtë e tRe kanë nisur një fushatë për të përmbys të vërtetën e asaj që ndodhi në Kosovë. Ndërsa studiuesja kroate në Holandë Nevenka Tromp thotë: “ Serbia ka punuar parreshtur për të mohuar krimet e kryera nga formacionet e armatosura serbw, duke theksuar e stërmadhur në të njëjtën kohë vuajtjet e serbëve në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë e Kosovë. Kësisoji, ajo krijoi qëllimisht një kundër narrativë, në të cilën u krijua një imazh “gri” në të cilin kishte viktima, përfshirë kriminellë, nga të gjithë anët. Kështu Serbia del me histori më të pastër sesa e meriton dhe në pozitë më të mirë për të vazhduar me ideologjinë e saj të njësimit të të gjithë serbëve në Serbinë e Madhe.” Në të njëjtën kohë Tromp në librin e saj “Prosecuting Slobodan Milošević-The Unfinished Trial” (2016) shkruan se me 3 qershor 2003 pa leje të Tribunali i dergoi letër Goran Svilanovicit, ku pranonte mbrojtjen e një pjesëve të përzgjedhuta të dokumenteve të Këshillit Suprem të Mbrojtjes. Dorëzimi i materialeve të Këshillit Suprem të Mbrojtjes si provë nën kushtet e diktuara nga një “palë e tretë” solli në vëmendje një çështje të pazgjidhura të TPNJ. Prokurori Geoffrey Nice ishte në këtë kamp dhe nuk vërejti asnjë bazë ligjore në letrën e del Ponte-s drejtuar Svilanocit.
Fakti që Serbi kushtëzoi dorëzimin e dokuemnteve të kërkuara, mund të kishte mbetur brenda dyerve të Prokurorisë dhe të mos ishte bërë publik, por Aktgjykimi i GJND-së në shkurt 2007 në lëndën e Bosnjë Hercegovinës kundër Serbisë dhe Malit të Zi ngjalli interes publik. Gjyqtarët e GJNF-së shpallën se në BH ishte kryer gjenocid, por Serbia nuk ishte përgjegjëse për kryerjen e këtij gjenocidi.
Gjyqtarët e GJND-së morën këtë vendim pa pasur qasjenë të gjitha dokumentet e Këshillit Suprem të Mbrojtjes, megjithëse ishin në dijeni të ekzistencës së tyre.
Për të kuptuar këtë efekt të jashtëzakonshëm të sjelljes së Serbisë, është e rëndësishme të kujtojmë se Gjykata Speciale është edhe investim dhe lobim i Serbisë dhe Moskës për ta rehabilituar Serbinë dhe për t’i kërkuar falje për bombardimeve të NATO-s. Sipas shembullit të Gjykatës së Kosovës, në Nyremberg do të duhej të dënohej Winston Churchill për bombardimin rrënues të Dresdenit! Dhe sikur të ndodhte diçka e tillë, në Gjermani 25 vjet pas Luftës së Dytë Botërore nuk do e lisjim Kancelar Willy Brandt por ndonjë ministër të Hitlerit, ashtu siç po ndodhë sot në Serbi. Prandaj, kjo Gjykatë nuk përfaqëson as vlera dhe as drejtësi të kërkuar nga viktima, por vazhdon përndjekjen e kundërshtarëve të Serbisë, të cilët u bënë shkaktar për bombardimin e saj. Serbia, sa të ekzistoj, do të punojë vetëm për një gjë, për ta demonizuar luftën tonë çlirimtare dhe UÇK-në. Ajo e dëshiron poshtërimin tonë si komb!
https://www.facebook.com/share/1GVBBghYJ1/?mibextid=wwXIfr