Serbia ka më së shumti rezerva të arit në Ballkan
Serbia është lidere në rajon sa iu përket rezervave të arit, kështu thotë një raport i Këshillit Botëror të Arit.
Sipas këtij raporti, shteti serb i ka 38.1 tonë shufra të arit të deponuara në Bankën Popullore.
Pas Serbisë, renditen Maqedonia e Veriut me 6.9 tonë ari, Sllovenia 3.2 tonë, Bosnja dhe Hercegovina 3 tonë, Mali i Zi 1.09 ton.
Kroacia nuk ka rezerva, shkruan “Euronews Serbia”.
Serbia ka dy herë më shumë ar se dhjetë vjet më parë, ndërsa vlera e rezervave në këtë metal të çmuar është trefishuar në atë periudhë.
Sipas të dhënave të Bankës Popullore të Serbisë, në kasafortat e tyre ruhen 38,1 tonë ar, ndërsa në vitin 2012 ishin 15,3 tonë.
Banka Popullore e Serbisë që nga fillimi i vitit ka blerë 852 kilogramë ar.
Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka rezerva të arit.