Serbia ka të ngjarë të marr flakë!
Shkruan: Hisen Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës
Në Serbi po ndodhin protesta, të cilat pritet të eskalojnë edhe në të dhunshme.
Këto protesta të revoltuara, nga qarqet qeveritare në Serbi, po shihen si “grusht shtet”.
Ditë më parë, në Serbi pati akte të përsëritura terroriste. Ka vlerësime, se ato raste ishin të nxitura!Pra, dyshohet se ishin skenar i pushtetit në Beograd. Vuçiqi me shërbimet sekrete shtetërore, me mosveprim për parandalimin e tyre, krijoi kushte për këto sulme terroriste në Serbi.
Kjo vlerësohet të jetë skenar i qëllimshëm, për të krijuar pretekst operativ ligjor që t’i çarmatosin serbët atje. Kjo me gjasë po bëhet ngase kishin informacione për grusht-shtet, tronditës kundër regjimit të Vuçiqit.
Në skenarin për shpëtimin e vetes dhe pushtetit, Vuçiq e pasuesit e tij (të cilët kanë trashëguar regjimin e Millosheviçit), kanë planifikuar trazira edhe në veri të Kosovës.
Në veri, është e mundur që Serbia ta përsëris skenarin “Panda” (2), pra vet t’i vrasë qytetarët e vet dhe ti akuzojnë shqiptarët!
Përmes këtyre akteve kanë për qëllim ta bartin zjarrin e konfliktit, nga Serbia, në Veri të Kosovës, sepse Vuçiq me gjasë, për ta çorientuar fokusin e revoltave “grusht-shtetit”, që sipas informacioneve të konfirmuara po i përgatitet nga Wagner.
Wagner i udhëhequr nga Putin, është i angazhuar për të krijua destabilitet në çdo vatër krize apo lufte, për të realizuar përfitimet e tyre, pa i pasur në konsideratë synimet e palëve ndërluftuese.
Prandaj, ashtu si për Putinin edhe për Vuçiqin mund ta planifikojnë vrasjen e tij. (Meqë të dy atentatorët e identifikuar, ishin vrasës terrorist të stërvitur nga Wagner).
Në ketë situatë, Kosova dhe Shqipëria, duhet t’i drejtohen bashkësisë ndërkombëtare, ShBA-së dhe NATO-s, për marrjen në mbrojtje të shqiptarëve brenda territorit të Serbisë, si në Kosovën Lindore, etj., me indikaconin e bazuar se njësitë kriminale Wagner dhe kapacitetet ushtarake e para ushtarake të Serbisë, siç ka kërcënuar ditë më parë edhe Presidenti edhe Ministrit serb i Mbrojtjes, të cilët të vetëdijshëm se nuk mund të përballen ushtarakisht me Kosovën në Kosovë, si dhe duke e ditur se konflikti me shqiptarët do të zhvillohej brenda territorit të Serbisë për territoret e Rashkës e Sanxhakut, mund të hakmerren ndaj qytetarëve shqiptar etnik në trojet e tyre, ende nën okupimin serb.
Serbët janë ngritur në protesta në disa vende në Serbi, kurse uragani gjithëpërfshirës e fundosë për Serbinë, tek do marr elan.
Kjo është tregues se regjimet diktatoriale neokomuniste, historikisht kanë përfunduar në anën e errët të historisë, nga revoltat popullore.
NATO/KFOR, si e autorizuar me rezolutë të KS të OKB, për ambient të sigurte në Kosovë e rajon, duhet të jetë në gatishmëri operative me kujdes të shtuar, që të veprojnë, jo vetëm në aspektin ushtarak por edhe atë politik e diplomatik.
Populli i Kosovës, nuk e do luftën si zgjidhje, mbetët i përkushtuar për paqe, për dialog që do garantoj njohjen nga të gjitha shtetet anëtare të OKB, përfshirë edhe Serbinë, e cila duhet të obligohet ta heqë Kosovën nga Kushtetuta e saj, ta njoh pavarësinë e Republikës së Kosovës, si realitet i ri në Ballkan, të marrë zotime për njohje e respektim të identitetit kombëtarë, territorial e politik të shqiptarëve që ende mbahen nën okupim kushtetues shtetëror nga Serbia.
Kurse, populli i Kosovës është i gatshëm t’i mbrojë me çdo mjet e formë, vlerat e lirisë, integritetin territorial dhe sovranitetin politik të shtetit, kurdo që cenohen dhe nga kushdo.