Serbia kërcënoi direkt edhe trupat e NATO-s, shumë e gjatë lista që do të përgjigjet!

02 tetor 2023 | 15:02

Shkruan: Burim Ramadani

1.
Besoj se NATO është në fazën e vlerësimit të saktë të të gjitha elementeve të përgjegjësisë direkte të Serbisë në organizimin e Grupit Para-Militar për veprime terroriste në Kosovë.
Shkeljet serioze shtetërore që ka bërë Serbia do të adresohen në një listë të gjatë të pyetjeve për të cilat Vuçiq do të përgjigjet domosdoshmërisht!
Pyetjet nuk janë vetëm të përgjithshme, janë të detajuara në aspektin professional për lidershipin, por edhe për strukturat e sigurisë në Serbi.
Një prej tyre mund të jetë siguria e bazave ushtarake të Serbisë, sa për ilustrim.
Ato armë dhe ai arsenal i gjetur, nga vendi ku janë gjetur, me rrezen e veprimit ka mundur ta godasë edhe kampin Nothing Hill të KFOR-it.
Pra, Serbia përmes këtij Grupi Paramilitar ka kërcënuar direkt edhe trupat ushtarake të NATO-s.
2.
Kjo temë e tejkalon nivelin mes çështjeve të sigurisë apo politike Kosovë-Serbi, kjo është po ashtu temë Serbi – NATO.
Sepse, përtej të gjitha të tjerave, një numër i shteteve të NATO-s e kanë ndihmuar Serbinë ndër vite, ushtrinë serbe me armatim dhe me sisteme të pajisjeve.
Jam i bindur se ato shtete dhe NATO në tërësi do ta qartësojnë se cili është përdoruesi i fundit i pajisjeve dhe armatimit që i kanë dhënë Serbisë.
A kanë mundur armët dhe sistemet e pajisjeve të shteteve të NATO-s të përfundojnë në grupe terroriste paramilitare?
Ato armë të gjetura në Banjskë i janë dhënë grupit paramilitar direkt nga ushtria e Serbisë, e cila asnjëherë nuk e ka raportuar që ndonjë bazë e ushtrisë është thyer, vjedhur apo ka bankrotuar zinxhiri komandues.
Prandaj, kjo lidhet me përgjegjësinë e Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në javën e dytë të Prince Caffe Superligës u zhvillua…