
Serbia kërkon nga Maqedonia e Veriut ekstradimin e Tomor Morinës
30 korrik 2019
| 12:04
Ministria e Drejtësisë së Serbisë ia ka paraqitur kërkesën Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e Tomor Morinës, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kështu i është thënë “Tanjug”-ut në këtë ministri, transmeton Klan Kosova.
Morina u arrestua javën e kaluar nga policia maqedonase, në bazë të një fletëarresti të lëshuar nga Interpoli me kërkesë të Serbisë.
Ndërkohë që dje, Këshilli i Gjykatës Penale për krim të organizuar në Shkup, kishte refuzuar kërkesën e palës mbrojtëse për lirimin nga paraburgimi të ish- pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.