Serbia konfirmon 48 raste të reja me COVID-19
27 maj 2020
| 17:20
Ministria e Shëndetësisë në Serbi ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 48 raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.
Gjatë kësaj periudhe është shënuar edhe një viktimë nga kjo sëmundje.
Deri më tani në Serbi janë regjistruar 11,275 raste të infektuarve, ndërsa 240 pacientë kanë vdekur.
Shtabi i Krizës që udhëhiqet nga kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka vendosur që të lehtësojë masat e izolimit, në përputhje me situatën epidemiologjike.
Duke nisur nga data 1 qershor, në ngjarjet sportive do të lejohet prania e publikut, me kushtin që të mbahet distanca fizike prej së paku një metër.
Gjithashtu, do të lejohen tubimet në ambiente të hapura të deri 1 mijë personave./ REL