Serbia kthen në kazermë topat me rreze të gjatë veprimi që i vendosi 2 km nga Jarinja

26 dhjetor 2022 | 19:06

Gjashtë topa me rreze të gjatë veprimi që Ushtria e Serbisë i kishte vendosur 2 kilometra larg nga kufiri me Kosovën, në Jarinjë, janë kthyer në kazermë ushtarake, njofton televizioni serb “N1”.

“N1” kishte raportuar se gjashtë topa me rreze të gjatë veprimi dhe një numër pjesëtarëve të policisë ushtarake serbe janë duke qëndruar në Rudnicë në afërsi të kufirit me Kosovën.

Gazetari i “N1” kishte thënë se nuk është lejuar të filmonte.

Por, nga televizoni “N1” është bërë e ditur se topat janë kthyer në kazermë.

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq në përcjellje të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq, kanë vizituar kazermën ushtarake në Rashkë. Ministri ka thënë se “ushtarëat serbë janë duke kryer detyra përgjatë vijës administrative”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka…