Serbia i kthen përgjigje Kosovës për rastin e vrasjes së Ivanoviqit

28 shkurt 2018 | 19:27

Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka marrë përgjigje në dy kërkesa nga pesë sa u janë dërguar autoriteteve serbe në lidhje me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri e ka konfirmuar për “kallxo.com” marrjen e përgjigjeve në kërkesat e dërguara.

“Nga 5 kërkesa që i kemi përcjellë tek autoritetet serbe, nga prokurorët e rastit Ivanoviq deri më tani kemi marrë përgjigje në dy prej tyre dhe kemi ripërsërit kërkesën tonë për tri kërkesat e hershme që të kthejnë përgjigje në lidhje me kërkesat qe ua kemi dërguar”, deklaroi Tahiri.

Politikani serb, Oliver Ivanoviq, u vra më 16 janar para zyrës së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.
Autorët e kësaj vrasjeje ende nuk dihen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i Shkencave Politike, Afrim Hoti, ka thënë se ratifikimi…