Serbia me plan mobilizimi të përgjithshëm

04 mars 2022 | 23:05

Hisen Berisha

Situata në Ukrainë duhet të merret si shqetësuese edhe në Kosovë.

Qeveria e Kosovës është duke u mbuluar me deklarata për konspiracion të takimeve në KSK dhe mesazhet që kanë përçuar e marrë nga PUN dhe QUINT.

Edhe heshtja e politikëbërjes (përfshirë edhe opozitën),  është diçka që nuk justifikohet në këto momente më delikatet për Kosovën që nga 1999.

Vërtetë se Kosova ka garanci me shkrim për sovranitetin politik dhe integritetin territorial, zatën kjo edhe është arsyeja e ekzistencës sonë!

Por, kjo nuk na e lejon komoditetin të mos meren masa për sigurinë e qytetarëve. Plani i reagimit  kombëtar, komunikimit strategjik, veç është dashur të testohet tashmë!

Për derisa në vendin tonë janë shqetësuese ngecja dhe ngelja e diplomacisë, sigurisë & mbrojtjes, dhe inteligjencës në Kosovë, Serbia ka ndërmarrë masa tashmë në shumë drejtime:

– Serbia ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe sigurisht tema dominuese është Kosova;

– Serbia ka përgatitur Planin e Mobilizimit, duke thirrë nën armë edhe kapacitetet rezervë;

– Serbia ka marë masa për rritjen e rezervave shtetërore. Sigurisht, duke pasur parasyshë se kanë pasur informata për eskalim të situatës dhe duhej të ekzistonte frika për provokim të situatës në Kosovë;

– Diplomacia ruse dhe Inteligjenca ruse punon hapur në Serbi dhe gjysmë fshehurazi në vende të rajonit me qasjen e tyre asimetrike;

– Serbia gjithnjë planifikon rimarrjen e veriut të Kosovës dhe turbullira e tashme, (nuk duhet ta zërë Kosovën e papërgatitur) është situatë favorizuese për Serbinë për të konkretizuar planin e vet;

– Është fakt se Kosova është kompetencë e NATO, si KFOR me mandat të OKB për sigurimin e garantimin e territorit dhe popullit të Kosovës. Por, me angazhimin e shteteve anëtare të NATO-s kah Ukraina dhe Rusia vëmendja dhe ky përqendrim është joprioritar momentalisht. Kjo nuk na jep komoditetin ne as PUN për shpërqëndrim?!

– Rusia do e njihte dhe mbështes menjëherë një aneksim eventual të një pjese të Kosovës me agresion ushtarak dhe jo ushtarak nga Serbia, për shumë arsye por edhe për ta rritur koston politike të negociatave e manipuluar me ligjin ndërkombëtar rreth rajoneve Donetsk dhe Luhansk në juglindje të Ukrainës të cilat presidenti Putin i njohu zyrtarisht dhe urdhëroj dërgimin e trupave ruse për mision “paqeruajtës”;

– Bashkësia ndërkombëtare, dhe sidomos miqtë e Kosovës, do vihen në pozite të ndjeshme dhe do të ngrihen paralele nëse Kosova nuk i del zot vetes;

Rekomandime të menjëhershme/urgjente:

1. Ndoshta pika më e rëndësishme do ishte të ngritët shqetësimi për sigurinë nacionale nga diplomacia kosovare dhe të gjithë mekanizmat shtetërorë;

2. Të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës pa vonesa dhe të japën udhëzimet kryesore për KVOP;

3. Të takohen miqtë e Kosovës, sidomos vendet e KUINT-it dhe të paraqitet shqetësimi real për mundësinë e cenimit të integritetit territorial dhe sovranitetit politik të Kosovës;

4. Të kontaktohet NATO, dhe urgjent të kërkohet të rikthehet bashkëpunimi Kosovë-NATO në kuadër të “NDËRVEPRIMIT TË ZGJERUAR” dhe të kërkohet bashkëpunim e partneritet zyrtar me të gjitha mekanizmat e para-anëtarësimit;

5. Letra e zotimit ndaj NATO-s që FSK të mos hyje në veri të vendit të pezullohet, kur është në pyetje sovraniteti dhe mbrojtja e territorit.

Në fakt, mos mbrojtja e territorit është shkelje e rëndë e ligjit dhe zotimeve;

6. Të kërkohet nga miqtë, që Kosova dhe FSK të armatoset menjëherë me të gjitha kapacitetet, jo të pritet në momentet e fundit si në Ukrainë për armatosje. FSK është në proces të krijimit të kapaciteteve mbrojtëse;

7. Argumenti qëndron, që Policia e Kosovës ka kapacitete të lehta luftarake, prandaj duhet aktivizim i Sistemit të Mbrojtjes në Republikën e Kosovës dhe përfshirja e të gjitha kapaciteteve të vendit në koordinim me miqtë dhe partneret për përgatitje për t’iu përgjigjur të gjithë skenarëve të mundshëm të agresionit ndaj Kosovës.

– Të testohet Plani i reagimit  kombëtar dhe  komunikimit strategjik. Të meren masat për evakuimet e nevojshme, vendgrumbullimi i organizuar e me plan  i qytetarë! Në veçanti nxënësve dhe studentëve nëpër shkolla përkatësisht universitete;

Të punojmë e jetojmë sikur luftë s’do ketë kurrë, të përgatitemi e të jemi të gatshëm sikur ajo fillon nesër!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qyteti i Trostyanets u pushtua nga ushtria ruse, kështu bëri…