Serbia mesazh Kosovës para takimit Kurti-Vuçiq: Do të insistojmë në formimin e asociacionit

14 qershor 2021 | 11:25

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka folur para dialogut Kosovë-Serbi, duke thënë se Prishtina “po gjeneron një atmosferë jashtëzakonisht të vështirë para vazhdimit të dialogut”.

Petkoviqi ka thënë për “RTS”-në, se krejt kjo po bëhet “që Serbisë dhe presidentit serb t’i bëhet presion”.

“Ju keni një presion të madh ndaj Beogradit dhe Vuçiqit, dhe nga ana tjetër mbështetje të madhe nga Perëndimi ndaj Kurtit i cili sillet në mënyrë të tillë që askush në Perëndim të mos reagojë ndaj provokimeve, fyerjeve, kërcënimeve, sepse Kosova është një fëmijë i fuqive perëndimore dhe nuk duhet të kritikohet. Vuçiqi tha nga zemra dje në Prohor Pcinjski: ‘ne do të luftojmë me guxim, këmbëngulje dhe do të kujdesemi për të ardhmen e ne dhe fëmijëve tanë’”, ka thënë Petkoviqi.

Beogradi, sipas Petkoviq do të insistojë në formimin e Asociacionit në takimin që pritet të mbahet të martën në Bruksel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur Iva Aliko ka surprizuar të gjithë me…