Serbia në BE, Kosova në OKB
Ish-ambasadori i Maqedonisë në Bruksel, profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Blerim Reka, ka bërë me dije se Raporti i Progresit dha dy mesazhe për secilin shtet të Ballkanit Perëndimor.
Mesazhi i parë, se BE-ja nuk do të pranojë anëtar të ri pa zgjidhjen e problemeve të vjetra ndërfqinjësore bilaterale në mes të shteteve të Ballkanit.
Dhe, mesazhi i dytë, se BE-ja nuk do të pranojë shtete të reja anëtare pa dekriminalizimin e tyre.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se Serbia nuk do të mund të bëhet anëtare e BE-së pa e njohur Kosovën.
Kjo, sipas Rekës, i është bërë e qartë Serbisë edhe në Raportin e fundit të Progresit.
Sipas tij, në gjysmë të negociatave për anëtarësim në BE, Beogradi do të detyrohet ta zhbllokojë anëtarësimin e Kosovës në OKB si parakusht për anëtarësimin e Serbisë në BE.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)