Serbia nesër pritet t’i ashpërsojë masat anti-Covid
15 mars 2021
| 17:01
Edhe pse ka filluar tashmë një kohë vaksinimin e popullsisë, Serbia po vazhdon të regjistrojë mijëra raste të reja me Covid-19.
Afro 5 mijë raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Serbi.
28 pacientë kanë vdekur po ashtu nga Covidi gjatë kësaj periudhe kohore. Rritja drastike e rasteve ka bërë që qeveria serbe nesër (e martë) të mblidhet për të shtrënguar masat karshi pandemisë.
Pavarësisht se Serbia është shteti më numrin më të madh të vaksinimit në Ballkan, numri i rasteve me Covid-19 është rritur dukshëm në ditët e fundit.