Serbia njofton edhe për 10 të vdekur nga Covid-19
17 korrik 2020
| 16:08
Autoritetet shëndetësore në Serbi kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur edhe 10 persona nga koronavirusi. Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 452.
Shtabi i Krizës, i cili menaxhon me situatën e pandemisë, njoftoi se janë regjistruar edhe 392 raste të reja me Covid-19, bazuar në 9.910 testime të kryera.
Ministri i Shëndetësisë në Serbi, Zllatibor Lonçar, ka treguar se 649 punonjës shëndetësorë janë pozitivë për Covid-19.