Serbia nuk e do Limajn kryenegociator
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nesër do të jetë në Kosovë dhe do të jetë në Ujman, dhe pret që gjithçka të kalojë mirë.
Ai ka thënë se ditët e fundit ishin të rënda për shkak të zhvillimeve në 72 orët e fundit, duke filluar nga presionet mbi Listën Serbe dhe Qeverinë e Serbisë, duke emëruar Fatmir Limaj për kryesues të delegacionit qeveritar të Kosovës në bisedimet në dialogun në Bruksel.
Vuçiq ka deklaruar se Lista Serbe nuk e pranon Limajn për kryesues të delegacionit negociator kosovar.
Ai ka përmendur edhe rastin e ndalimit të Marko Gjuriqit për të hyrë në Kosovë, edhe pse ai kishte leje, duke thënë se kjo është përdorur për diçka tjetër, duke mos dhënë më shumë detaje.
Sipas Vuçiqit, shqiptarëve duhet dhënë dy Kosova për të qenë të kënaqur në bisedime.
Ai ka folur edhe dialogut në Bruksel dhe rreth mos takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
“Nuk kam mundur të flas sot me përfaqësuesit e Kosovës, por kjo nuk do të thotë se do të ndërpresim dialogun, pasi kjo është e pamundur. Me armikun nuk mund të diskutoni për paqe, sepse i keni armiq. Duhet të flasim për zgjidhjen e problemit, për të zgjidhur problemet shekullore me shqiptarët. Sa i përket Ujmanit, atë e konsiderojmë resurs serb, por edhe të shqiptarëve dhe serbëve dhe kemi ofruar shumë kompromis, sepse e dimë sa u duhet uji shqiptarëve. Duam të kemi të arrijmë më tepër besim ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, por ky është proces i cili do të ishte katastrofal nëse do të ndalej, edhe për shqiptarët, edhe për serbët”, ka thënë ai.
Mediat serbe kanë bërë të ditur sonte se Vuçiq nuk do të lejohet të vizitojë Zubin Potokun.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovë, Marko Gjuriq, ka thënë më herët për Tanjug se Prishtina, përveç Ujmanit, Vuçiqit nuk do t’i lejojë vizitën as në dy lokacione në Zubin Potok.
Gjuriq ka thënë se vendimi nga pala kosovare është dhënë gojarisht, pasi sipas tij Prishtina zyrtare refuzon ta bëjë një gjë të tillë me shkrim. /KosovaPres/