Serbia paralajmëron për hapa të ardhshëm për zgjedhjet e 3 prillit

21 mars 2022 | 16:54

Udhëheqësi i të ashtuquajturës  Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë të hënën se autoritetet e Kosovës duan t’i pengojnë serbët e Kosovës që të votojnë më 3 prill në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë.

Petkoviqi e ka cilësuar si “gënjeshtër” dhe “mashtrim” deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se ka vullnet të mirë për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Sipas komunikatës së lëshuar nga zyra e tij, “qëndrimi i Republikës së Serbisë dhe organeve të saj shtetërore lidhur me situatën e re do të shpallet nesër (22 mars), pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kur edhe do të vendoset për hapat e ardhshëm”.

“Beogradi zyrtar pret që vendet e Quint-it të marrin qëndrim të qartë dhe pa mëdyshje për shantazhin dhe sabotimin e Prishtinës, si dhe për shkeljen e të drejtave themelore, civile dhe demokratike të serbëve nga Kosova”, është thënë në njoftimin e kësaj zyre.

Autoritetet në Kosovë më 21 mars kanë bërë të ditur se Serbia nuk ka bërë ndonjë kërkesë të drejtpërdrejtë Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve brenda territorit të Kosovës.

Nuk ka kërkesë nga Serbia për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) i mirëpresin aspiratat e…