Serbia përjashtohet nga ENQA-ja

03 mars 2020 | 11:06

Organi Kombëtar i Akreditimit (NAT) i Serbisë ka humbur anëtarësimin e plotë në Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).

“Njohja e diplomave të institucioneve tona të arsimit të lartë nuk është në asnjë mënyrë e kushtëzuar nga anëtarësimi në këtë shoqatë”, njoftojnë nga ky mekanizëm i arsimit në Beograd, “por mbetet frikë se kjo nënkupton një kolaps të mëtutjeshëm të arsimit të lartë në Serbi”.

Në shkurt të vitit 2018, Komisioni i mëparshëm i Akreditimit dhe Rishikimit të Cilësisë atje e ka humbur statusin si anëtar i plotë i ENQA-së, kjo ishte edhe arsyeja se pse ky komision u paketua në Organin Kombëtar të Akreditimit (NAT), raporton “Blic”.

Që nga tetori i 2019-ës edhe Agjencia Kosovare e Akreditimit të Kosovës nuk është pjesë e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ndihmën e dr. Skënder Saidit, urologut të mirënjohur nga…