Serbia po i diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se buxheti i propozuar nga Qeveria e Serbisë për vitin 2025 vazhdon të jetë diskriminuese ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Kamberi ka thënë se për disa vite me radhë, buxheti i Trupit koordinues, nuk shënon ngritje.
Deputeti shqiptar thotë se nëse merren parasysh parametrat e inflacionit të këtij viti dhe atij të parashikuar për vitin tjetër, ku vlerësohet se inflacioni për vitin tjetër do të jetë mbi 3%, vlera reale e buxhetit për këtë institucion, përmes të cilit do të duhej të financohen projektet zhvillimore për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka ulje të ndjeshme.
Ai thotë se janë dy milionë dinarë më pak se në vitin 2024.
“Në rishikimin e buxhetit për vitin 2024 kam propozuar rritjen e buxhetit të Trupit koordinues, për 120 milion dinarë dhe atë 100 milion për projekte infrastrukturore, ndërsa, 20 milion shtesë për subvencionim të bizneseve të vogla dhe të mesme.
Të dy propozimet e paraqitura janë refuzuar edhe nga qeveria edhe nga parlamenti. Në procedurën për aprovimin e buxhetit të ri për 2025 kam propozuar ngritjen për 200 milion dinarë të pozicionit për investime kapitale në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
Por, diskriminimi i vërejtur edhe në buxhetin e ri sa i përket pakicave nacionale dhe nevojave të tyre, afirmimit të të drejtave të tyre, pabarazisë, është evidente edhe në propozimin e buxhetit për vitin 2025″, shkruan Kamberi ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Buxheti i propozuar për vitin 2025 vazhdon me diskriminimin e pakicave në Serbi
Qeveria e Serbisë, ka proceduar në paralment Ligjin për Buxhetin e vitit 2025.
Të hënën me 25 Nëntor fillon seanca në të cilën, një ndër pikat është edhe aprovimi i buxhetit për vitin tjetër.
Për disa vite me radhë, buxheti i Trupit koordinues, nuk shënon ngritje.
Nëse merren parasysh parametrat e inflacionit të këtij viti dhe atij të parashikuar për vitin tjetër, ku vlersohet se inflacioni për vitin tjetër do të jetë mbi 3%, vlera reale e buxhetit për këtë institucion, përmes të cilit do të duhej të financohen projektet zhvillimore për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka ulje të ndjeshme.
Për vitin 2024, buxheti i Trupit koordinues ishte parashikuar në vlerën prej 374 milion dinarë, ndërkaq, për vitin 2025 janë të ndara 375 milion dinarë.
Në vitin 2024, nga shuma e përgjithshme e buxhetit të Trupit koordinues, 255 milion dinarë ishin të parapara për projekte zhvilimore në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, ndërsa për vitin 2025 janë të parapara 253 milion dinarë.
Janë dy milon dinarë më pak se në vitin 2024.
Në rishikimin e buxhetit për vitin 2024 kam propozuar rritjen e buxhetit të Trupit koordinues, për 120 milion dinarë dhe atë 100 milion për projekte infrastrukturore, ndërsa, 20 milion shtesë për subvencionim të bizneseve të vogla dhe të mesme.
Të dy propozimet e paraqitura janë refuzuar edhe nga qeveria edhe nga parlamenti.
Në procedurën për aprovimin e buxhetit të ri për 2025 kam propozuar ngritjen për 200 milon dinarë të pozicionit për investime kapitale në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
Por, diskriminimi i vërejtur edhe në buxhetin e ri sa i përket pakicave nacionale dhe nevojave të tyre, afirmimit të të drejtave të tyre, pabarazisë, është evidente edhe në propozimin e buxhetit për vitin 2025.
Janë 375 milion dinarë të parapara për Trupin koordinues.
Janë 576 milion dinarë të parapara për Ministrinë e të drejtave të njeriut dhe pakicave, dmth për nevojat e 22 pakicave nacionale ose 20% të popullatës së përgjithshme në Serbi
dhe
Janë mbi 17 miliardë dinarë për Zyrën e Kosovës dhe nevojat e serbëve në Kosovë.
Disproporcion flagrant 1 (një miliardë dinarë) për 22 pakica nacionale në Serbi, të cilat përbëjnë 20 për qind të popullatës së Serbisë dhe mbi 17 miliardë dinarë për nevojat e serbëve të Kosovës.
Në kuadër të këtij buxheti prej 17 miliardësh, 2.5 miliardë janë të destinuara për përmirësimin e kushteve të serbëve dhe joshqiptarëve në Kosovë.
Mbi 1 (Një) miliardë për „ndërtimin dhe rekonstruimin e objekteve banuese“. Mbi 533 milion dinarë për „kategorinë sociale që janë në procesin e rikthimit“ në Kosovë. 17 miliardë dinarë që përafërsiht janë 150 milion euro për nevojat e pakicës Serbë në Kosovë, ndërkohë që të njëjtës Serbi i pengojnë 1 milion euro që
Republika e Kosovës ndanë për stimulimin e bujqësisë në Luginë të Preshevës. Për këtë ka inicuar procedurë për shpallje të pavlefshme të konkursit për subvencionim.
Kjo është Serbia dhe rrugëtimi i sajë evropian. Kjo është qasja e sajë diskriminuese karshi pakicave nacionale.
Detajet rreth amandamentit të propozuar do ti publikoj në ditët në vijim.