“Serbia po merr me paqe detin, që nuk e mori me luftë”, reagon Rama: Jemi në shekullin 21
Kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur se dhe shtet që nuk i janë bashkuar ende nismën “Open Balkan” do të vijnë me kohën kur të shohin rezultatet.
Rama: Një kamion me mall për të hyrë BE dhe përveç kësaj i duhen here 10 të shkojë në destinacion.
Ne nuk kemi asnjë të drejtë të mos ua kursejmë sipërmarrjeve këtë torturë duke e çuar në zero kohën e qëndrimit në kufi por kjo ka edhe mundësinë tjetër që duke njehsuar sipas standardeve të BE certifikata e sigurisë ushqimore apo edhe të tjerat që duhen për lëvizjen pa ndalim në vende, që do ishte e 6 vendeve se do vijnë dhe ata thjesht po humbi kohë.
Shqipëria më vete mund të bëjë standardet po kështu dhe të tjerat po nëse këto nuk njihen ne mbetemi prapë në kufijtë tanë, prapë të izoluar të mbyllur , sikur nuk na mjafton kufiri i BE, po na duhen dhe keto kufijtë qesharak që torturojnë njerëzit tanë.
Sot volumi i mallrave që vijnë në rajon, vijnë nga Selaniku, ose me det ose nga lart, transformimi i rajonit në një zonë që ka hyrjen dhe daljen e vetë, se ca thonë Serbia po merr me paqe detin që nuk e mori me luftë e kuptoni ç’janë këto, jemi në shekullin 21, forca e shembullit do t’i sjellë dhe të tjerët në këtë proces se do ta kuptojnë duke parë rezultate, kjo nuk është më një tur për të folur, po për të hedh hapa konkret, do te kemi të të tjera marrëveshje dhe kjo 1 janar 2023 do jetë njësoj si BE. Do vijnë që të gjithë që nuk janë sot.
Top Channel