Serbia po përdorë rrugë ilegale malore për t’ju afruar kufirit me Kosovën
26 shtator 2021
| 23:16
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, njëherit drejtori i MCC-së në Kosovë, thotë se Serbia këtë pasdite përdori rrugë ilegale në pyjet në kufi për t’ju afruar territorit të Kosovës.
Sipas tij, Serbia duket se ka futur në funksion edhe tanket e saj.
”Automjetet e blinduara serbe me mitralozë të rëndë po përdorin rrugë ilegale në pyjet në kufi me Kosovën për t’iu afruar territorit të Kosovës këtë pasdite”, shkruan ai.