Serbia pranon 30 tanke dhe 30 automjete të blinduara nga Rusia

23 maj 2021 | 16:06

Shteti serb ka pranuar 30 tanke dhe 30 automjete të blinduara si donacion nga Rusia.

Këtë e ka konfirmuar Ministrja e Mbrojtjes së Serbisë, shkruan “rs.n1info.com”.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Nebojsa Stefanoviq dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, gjeneral Milan Mojsiloviq kanë marrë pjesë në dorëzimin e 30 tankeve “T-72MS” dhe 30 makinave të blinduara të zbulimit “BRDM-2MS” si donacion nga Federata Ruse për Serbinë në Kazermën e Nishit “Mija Stanimiroviq”.

v

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë…