Serbia propozon rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

04 janar 2024 | 13:40

Shtabi i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë i ka propozuar presidentit dhe komandantit suprem serb, Aleksandër Vuçiq, rikthimin e detyrimit për të shërbyer në ushtri deri në katër muaj, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Siç është thënë në njoftimin e kësaj ministrie, qëllimi i nismës është rritja e aftësive mbrojtëse të Forcave të Armatosura të Serbisë, përmes përtëritjes dhe përmirësimit të rekrutimit dhe trajnimit të forcave aktive dhe rezervë.

“Propozimi i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, si organi më i lartë profesional për përgatitjen dhe përdorimin e Forcave të Armatosura Serbe në paqe dhe luftë, lansoi nismën pas një shqyrtimi të hollësishëm të situatës së përgjithshme të sigurisë dhe sfidave bashkëkohore me të cilat përballet Serbia si një vend ushtarakisht neutral, të cilat imponuan nevojën për ta përshtatur modelin e rekrutimit të Forcave të Armatosura të Serbisë, që do të mundësonte forcimin e potencialit të përgjithshëm të rekrutimit dhe trajnimin e një numri më të madh të qytetarëve për mbrojtjen e vendit”,  ka njoftuar Ministria serbe e Mbrojtjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spitalet në të paktën katër shtete të ShBA-së kanë rikthyer…