SERBIA PUSHTUESE U BOMBARDUA GJATË LUFTËS SË UÇK-së

25 mars 2021 | 21:21

Ismet Sylejmani

Më 24 Mars 1999, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatja më e madhe e popullit shqiptar, me bombarduesit e saj në kuadër të Aleancës së NATO-s, por edhe aleate të tjerë të fuqishëm, si Anglia, Gjermania, Italia, Franca etj., bombarduan Serbinë pushtuese e kryeqytetin e saj Beogradin antishqiptar, dhe objektet e veçanta e nevralgjike të funksionimit të aparatit antishqiptar por edhe të funksionimit normal të atij shteti famkeq e vrasës për shqiptarët!

U dogjën në flakë e u shkatërruan krejtësisht nga bombardimet e NATO-s, Shtabi i Përgjithshëm i Armatës Jugosllave në Dedinje në Beograd, u bombardua fabrika e municionit dhe armëve në Kragujevac, u bombardua agjensia e lajmeve TANJUG në Beograd dhe shumë objekte vitale e të rëndësisë së veçantë!

U bë realitet ëndrra e gjyshërve dhe baballarëve tanë, që në momente të përjetimeve të dhunës e tmerrit serb, ofshanin ah sikur të kishim mundësi ta bënim shkrumb e hi Beogradin!

Beogradi u trondit dhe u shkaterrua!
Kalemegdani dhe Avalla simbolet e kryeqytetit antishqiptar, u lëkunden përgjithmonë nga tamahovkat dhe bombat e aviacionit të ndëshkimit botërorë!

Nga goditjet e bombave iu lekunden eshtrat ne varr krimineleve e hartuesve te elaborateve shfarosese te popullit shqiptar, Vasa Çubrilloviq, Ivo Andriq, Ilia Garashanin e shumë të tjerëve!

Dhe Epoka e madhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e bëri realitet një ëndërr të tillë, Serbia dhe Beogradi i Nikolla Pashiqit, Serbia dhe Beogradi i Alksandër Rankoviqit, Serbia dhe Beogradi i Milloseviqit e i shumë të tjerëve, u bënë shkrumb e hi, iu bombarduan urat e ngrohëtorja e qytetit të Beogradit, iu bombarduan rrugët dhe nyjet, u kall në flakë e gjithë toka e Serbisë pushtuese, që në shekuj na dogji e na shkrumboi neve shqiptarëve të Kosovës e të viseve të saja, na shpërnguli me forcë e kurr nuk na e hoqi gazepin!

SHBA dhe NATO janë të e dashur dhe të shtrenjtë për kombin shqiptar, pasi avionët dhe artileria e tyre moderne ka bombarduar Beogradin dhe Serbinë pushtuese, ushtrinë dhe policinë kriminale e gjakpirëse serbe, që terrorizonte dhe vriste pamëshirshëm popullin shqiptar të Kosovës!

Gjatë luftës së UÇK-së, u bë realitet bombardimi i Serbisë pushtuese nga SHBA dhe NATO!
Lavdi UÇK-së!
Faleminderit SHBA!
Faleminderit NATO!

Prishtinë, 25 Mars 2021!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka ngushlluar familjen e aktorit…