Serbia refuzon kërkesën e ministrit Çeku për vizitë në Preshevë

19 dhjetor 2024 | 14:54

Beogradi ka refuzuar kërkesën e ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku për vizitë në Preshevë.

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar se ky është një akt tjetër izolimi ndaj shqiptarëve të Preshevës.

“Refuzimi i minutës së fundit – Akt tjetër izolimi ndaj shqiptarëve të Preshevës Sot, në orën 12:30, ishte planifikuar vizita e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, z. Hajrulla Çeku, në Komunën e Preshevës. Pavarësisht kërkesës së bërë sipas protokolleve të Marrëveshjes së Brukselit, Zyra Ndërlidhëse në Beograd njoftoi refuzimin vetëm një orë para vizitës, duke shkelur afatin 48-orësh për përgjigje. Ky veprim është dëshmi e tentativave të vazhdueshme për të izoluar shqiptarët e Preshevës. Shqiptarët e Preshevës meritojnë trajtim të barabartë dhe respekt për të drejtat e tyre, ashtu si të gjithë qytetarët tjerë në rajon”, ka shkruar Sinani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…