Serbia s’do të ndalet me kaq, sulmet e tilla mund të përsëriten
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka quajtur agresion i Serbisë ndaj Kosovës sulmin në Banjskë. Sipas Limajt, Serbia nuk do të ndalet me kaq dhe se sulme të tilla mund të përsëriten.
Kreu i Nismas ka thënë se Serbia ka pasur për synim ndryshimin e realitetit të Kosovës shtet i pavarur dhe demokratik.
Limaj e sheh edhe si tendencë për të okupuar territore në Kosovë, teksa grupet terroriste i sheh se janë mbështetur nga shteti serb.
“Ai është një agresion, nuk është thjesht një sulm ndaj Policisë së Kosovës por është agresion ndaj shtetit të Kosovës. I planifikuar, i mirë menduar me objektiv të qartë politik dhe në mbështetje të fuqishme logjistike siç e kemi parë nga shteti serb. Agresion i Serbisë në drejtim të Kosovës për të ndryshuar realitetet, me objektiva të qarta territoriale për të provokuar një luftë ose konflikt në Kosovë, për ta destabilizuar këtë vend dhe mundësisht për të okupuar pjesë të territorit të Kosovës”, ka thënë Limaj për EO.