Serbia shpall ditë zie për ngjarjet në Kosovë

26 shtator 2023 | 12:20

Qeveria e Serbisë e ka shpallur 27 shtatorin ditë zie për siç kanë thënë, “ngjarjet tragjike” në Kosovë.

Ndërkohë, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë dhe e mbështetur nga Beogradi , ka “shpallur” tri ditë zie në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Sipas ligjit të Kosovës, në nivel shteti ditë zie mund të shpallë vetëm presidentja e vendit, ndërsa në nivel komune edhe vetë komunat përkatëse.

Më 24 shtator, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës është sulmuar nga një grup personash të maskuar dhe të armatosur derisa po shkonte për ta hetuar bllokimin e një rrugë nga dy kamionë pa targa në Banjskë. Si pasojë është vrrëa polici i Kosovës Afrim Bunjaku, ndërsa disa policë të tjerë janë plagosur.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, policia ka vrarë tre sulmues të nacionalitetit serbë, ndërsa ka arrestuar tetë të tjerë.

“Qeveria e Serbisë kërkon nga të gjitha mediet dhe organizatorët e ngjarjeve publike që programin e tyre ta përshtatin ditën e zisë të mërkurën, më 27 shtator, dhe në këtë mënyrë t’i respektojnë viktimat në Kosovë”,  ka njoftuar Qeveria e Serbisë pas një seance të jashtëzakonshme më 26 shtator.

Lista Serbe ka shkruar në “Facebook” se datat 26, 27 dhe 28 shtator janë “shpallur ditë zie për vdekjen e bashkëqytetarëve tanë në një ngjarje tragjike në Banjskë të komunës së Zveçanit”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë…