Serbia, ‘shqelmat’ e fundit për Rezolutën e Srebrenicës, Gjuriq: I kemi edhe disa orë
Ministri i Punëve të Jashtme Marko Gjuriq tha se delegacioni serb, i kryesuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me një ekip të diplomatëve tanë në Nju Jork, po shqyrton secilin vend dhe po shikon se çfarë mund të bëhet në 48 orët e ardhshme rreth votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për rezolutën për Srebrenicën.
Ai theksoi se presioni me të cilin po përballet Serbia është i madh nga të gjitha vendet që deklarohen dhe shtoi se paralelisht me lobimin e tyre, po vazhdojnë përpjekjet e vendeve më të forta se Serbia.
“Vendet afrikane, aziatike dhe të Amerikës Latine përballen gjithashtu me shantazh politik dhe ne përdorim të gjithë besueshmërinë që kemi ndërtuar përmes politikës parimore për të cilën jemi të njohur. Pres një luftë të ashpër deri në momentin e fundit dhe nuk ka dyshim se delegacioni ynë do të bëjë gjithçka që është e mundur për të arritur rezultatin më të mirë për Serbinë”, tha Gjuriq.
Sipas tij, një muaj më parë votimi i asaj rezolute ishte punë e kryer, sepse askush nuk e priste që Serbia ta kundërshtonte aq fuqishëm.
“Ne e kundërshtuam atë padrejtësi dhe krijimin e një hierarkie artificiale të viktimave. Bashkë sponsorët e rezolutës as e prisnin dhe as nuk e donin këtë skenar. Është e sigurt se gjërat nuk do të shkojnë ashtu siç e kanë parashikuar autorët e kësaj rezolute”, tha Gjuriq.
Ai shtoi se këtu nuk bëhet fjalë për qëndrimin tonë ndaj boshnjakëve, por nuk do të lejojmë që dikush të na stigmatizojë dhe të grindet me fqinjët tanë.