Serbia, shtet kukull i shërbimeve sekrete ruse
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të një video ku shihet duket u ofenduar ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill.
Me këtë rast, Krasniqi ka thënë se gjë i ka ndodhur Hillit ku ditë më parë bëri përpjekje ta ndante përgjegjësinë e Serbisë nga Radojiçiqi.
“Sapo e shikova videon ku ambasadori Hill u ishte ekspozuar fyerjeve të rënda në Beograd. Po e quanin vrasës, pedofil, çkamos. Ndërsa Hilli një ditë më parë po bënte përpjekje ta ndante disi përgjegjësinë e Serbisë nga Radojçiqi. Siç e komentuam bashkë me Prof. Enverin në wacap, kot e kanë amerikanët me Serbinë. Jam i bindur se Serbia është dhe mbetet pansllave, fashiste, rusofile, putiniane, antiperëndimore. Serbia është shtet kukull i shërbimeve sekrete ruse. Serbia është si pykë ruse në trupin evropian, për ta përçarë. Atë rol ka që nga Kongresi i Berlinit, luftërat ballkanike, Lufta e Parë Botërore, shpërbërja e ish RSFJ-së, gjenocidi në BeH e në Kosovë, lufta në Ukrainë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.