Serbia shtrenjton autostradat, preket edhe diaspora e Kosovës
Nga sot (e mërkurë) Serbia i ka shtrenjtuar tarifat për shfrytëzimin e autostradave.
Sipas Ministrisë së Transportit atje, ato do të rriten për 10 për qind.
Me këtë hap të ndërmarrë nga Qeveria e Serbisë, do të preken edhe xhepat e diasporës së Kosovës.
Kjo pasi shumica prej tyre kalojnë përmes Serbisë për të ardhur nga vendet e ndryshme evropiane, për t’i kaluar pushimet e tyre në vendlindje.
Sipas tarifave të reja, në rrugën nga Beogradi në Shid, shoferët tani duhet të paguajnë 4.27 euro në vend të 3.85 eurove. Në rrugën Obrenovac – Prelina, pagesa do të kushtojë 4.79 euro, ndërsa nga Beogradi në Suboticë do të kushtojë 6.84 euro.
Tarifa më e lartë do të paguhet në rrugën nga Beogradi në Dimitrovgrad, 14.27 euro.
Derisa, zbritje prej gjashtë për qind do të ketë për vetura elektrike, e 10 për qind zbritje ka për kamionët me motorë “Euro 6”, shkruajnë mediat serbe.
Së fundmi, Serbia i ka arrestuar disa kosovarë nën pretendimin se ishin pjesëtarë të UÇK-së dhe se kishin kryer krime të luftës.
Në ndërkohë, disa herë Ministria e Jashtme e Kosovës, ka bërë thirrje që të shmangen udhëtimet përmes Serbisë. /KK